Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Korrik 2019, 09:09

Si asnjëherë më parë, Meta publikon foto me Ramën dhe shihni ç’i shkruan

Pas konferencës për media që mbajti ditën e djeshme ku foli për një zgjidhje për krizën politike në vend, presidenti Ilir Meta nuk mori asnjë reagim nga kryeministri Rama.

Mëngjesin e sotëm, ai nuk është ndalur dhe si asnjëherë më parë ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Edi Ramën duke biseduar dhe pranë saj ka ironizuar kryeministrin.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.", shkruan Meta.