Nga Shqipëria / E Martë 2 Korrik 2019, 14:02

Habit Meta: S’më intereson Mona, ajo i ka zgjidhur hallet e saj

Ditën e sotme, presidenti Meta ka dal në një konferencë për mediat ku ka folur për krizën politike në vend dhe ka propozuar disa zgjidhje për të.  Gjatë fjalimit të tij ai ka pyetur nëse po bëjmë shtet apo cirkë dhe ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se cirk bëjmë nëse shfaqemi të veshur me citjane dhe nallana si kryeministri në ditën e zgjedhjeve.

“Po më tha më burri i Monikës, do i them gruaja e Bilalit. Mua s’më intereson as Monika e as ndonjë tjetër”., ka thënë presidenti teksa ka shtuar se Monika i ka zgjidhur hallet e saj dhe të fëmijëve fal Lulit dhe Ramës.

“Monika hallet e saj dhe të fëmijëve të saj i ka të rregulluara. Falë firmës sëEdit e të Lulit si kryetar bashkie, ajo ka një pallat atje pranë Unazës së Re, dhe i ka rregulluar fëmijët Monika”., tha ai.

Burimi:Joq.al.