Një vit më parë në ekranin e “Top Channel” u prezantua emisioni i ri “Pushime on Top” që u moderua nga Ori Nebiaj dhe Flori Gjini. Dyshja udhëtoi në disa vende të Shqipërisë dhe në qendër të emisionit ishin personazhet e njohur VIP.

Ata intervistuan një sërë personazhesh të njohur të cilët përveç se treguan për pushimet e tyre verore folën dhe për jetën private.

Së fundmi, Flori nëpërmjet një postimi ka lajmëruar se shumë shpejt në ekranin e “Top Channel” do të rikthehet sërish ky emision në sezonin e tij të dytë.

Ndonëse nuk është dhënë një lajmërim, Flori ka zbuluar se në 15 shtator të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin puntatat e reja të emisionit shumë të pëlqyer.






