Nga Shqipëria / E Martë 2 Korrik 2019, 11:11

Meta në konferencë: Gati të jap dorëheqje, zgjedhje të Përgjithshme më 13 Tetor

Pak minuta më parë, presidenti Meta ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka dhënë zgjidhjen e tij për krizën e thellë politike në vend.

“Përshëndes votimet e suksesshme socialiste. Përqafoj gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të nisur prej kohësh për të shkuar drejt një përplasje civile, komplot që nuk bazohet në parimet e demokracisë, as në vlerat e BE dhe NATO”, tha Meta.

Ai ka folur për zgjedhjet e djeshme, dhe madje ka habitur teksa ka rrëfyer se është i gatshëm të jap dorëheqje në mënyrë që më 13 Tetor shqiptarët të votojnë në zgjedhje të përgjithshme por edhe për një President të ri.

Burimi:BW