Pak më parë, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për qytetin e Tiranës, ku Erion Veliaj u shpall fitues me 152 230 vota. Në këtë mënyrë qytetarët e Tiranës zgjodhën që dhe për 4 vitet e ardhshme në krye të bashkisë të jetë Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka falënderuar të gjithë qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka treguar se tashmë që gara mbaroi do të përveshin mëngët për më shumë punë. Ai madje ka vlerësuar edhe kundërshtarin e tij Arben Skënderi.

“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty!

Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës që duam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca! #BASHKË”, shkruan Veliaj.
View this post on Instagram






