Nga Shqipëria / E Martë 2 Korrik 2019, 09:09

Mbyllet numërimi në Tiranë, ja me sa vota e fitoi mandatin e 2 Veliaj

Është mbyllur sot numërimi  i votimeve në Tiranë dhe sipas KQZ, Erion Veliaj ka fituar me shumicë votash.

Pas mbylljes së 919 kutive të votimit, KQZ ka treguar se Veliaj ka fituar thellë dhe ka mbledhur 152 230 vota, ndërsa kundërshtari i tij Arben Skënderi ka mbledhur vetëm 9.364 vota.

Në këtë mënyrë Veliaj ka marrë mandatin e dytë në Bashkinë e Tiranës.