Nga Shqipëria / E Martë 2 Korrik 2019, 09:09

“Ju nxjerr të dyve jashtë’, Blendi Fevziu nxehet në mes të emisionit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" është folur për zgjedhjet e 30 qershorit. Një nga të ftuarit në panel ka qenë pedagogu Mark Marku i cili ka replikuar vazhdimisht me ministrin e jashtëm Genc Cakaj.

Siç duket kjo gjë e ka bezdisur moderatorin e emisionit, i cili i është kthyer keq Markut. Ndërkohë qe Fevziu e pyeti se çfarë do bëj opozita pas zgjedhjeve Marku ka thënë: “Nuk duhet t’i paguajmë taksat këtij pushtetit që ka mendjen të uzurpojë gjithçka. Besoj se kjo do të jetë edhe lëvizja e rradhës e opozitës. Unë do të sillem si të dua, përsa kohë ai sillet si do vetë”.

Në këtë moment Fevziu ka ndërhyrë dhe i ka thënë:  “Këtu duhet të silleni siç them unë, se ju nxjerr të dyve jashtë”.