Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 23:11

'Ja ka futur kot fare', Meta i përgjigjet ambasadës amerikane përmes Ylli Manjanit

Pas postimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilin shkruhej se zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan të qeta e të rregullta, presidenti Meta ka reaguar duke ripostuar në Facebook deklaratën e ish-ministrit, Ylli Manjani.

"Shumë faleminderit ambasadës se USA për deklaratën mbi votimet një partiake. Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot! Po kot fare", e nis shkrimin Manjani.

Në fund ish-ministri shkruan me ironi: "Ndaj duke i falenderuar pa masë, i lutem që të paktën të mos tallen me ne! Boll më". Lexoni më poshtë shkrimin e plotë.

Statusi i Ylli Manjanit
Statusi i Ylli Manjanit i ripostuar nga presidenti Meta
Postimi i Ambasadës amerikane