Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 23:11

Kënga e re e West Side Family dhe Eranda Libohovës do t'ju fiksojë gjithë verën

West Side Family dhe Eranda Libohova kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre surprizë. Kënga mban titullin "Marinela" dhe është shumë ritmike e me një refren që do t'ju fiksohet menjëherë.

Muzikën e kësaj kënge e kanë punuar Alban Kondi dhe Elgit Doda. 

"Mari Marinela Veshur me kordela Flokët kaçurrela", është një pjesë nga teksti i këngës.

Videoklipi është gjithashtu shumë argëtues dhe mund ta ndiqni më poshtë.