Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 22:10

Presidenti Meta ironizon votimet me meme: Numërim mbi progresionin gjeometrik

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar procesin e numërimit të votave që ende vazhdon në disa bashki. Meta ka postuar një meme ku shfaqet një veprim i thjeshtë aritmetik në tabelë, por me një rezultat që nuk përputhet.

“Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik”, shkruan Presidenti.

Ky postim i Metës vjen pas lajmeve të fundit se në disa bashki rezultatet e votave dolën më shumë sesa votues.