Pas votimit të qytetarëve dhe numërimit të votave, Lulzim Basha ka dhënë pak më parë një deklaratë për mediat.

"85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë Ramën t’i binin djersë të ftohta. Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari. Marrezia e 30 qershorit tregoi se çfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij.

85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta. Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon. 30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Basha.
Burimi: oranews





