Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 19:07

Pas 12 vitesh, Durrësi do ketë një kryebashkiake të re

Në qytetin e Durrësit është mbyllur votimi dhe pas 12 vitesh Bashkinë e Durrësit do ta drejtojë Valbona Sako. 

"Newsbomb.al" bën të ditur se kandidatja e PS-së ka arritur të fitojë bashkinë me 34026 vota, nga 40263 që kanë qenë në total. Ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike Valbona Sakollari ka marrë 3629 vota.

Prej 12 vitesh Bashkinë e Durrësit e ka drejtuar Vangjush Dako.

Ende vijon numërimi i votave në disa bashki të tjera.