Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 19:07

Rama ironizon opozitën me fjalët e gjyshes: Po se kuptove pse ke humbur, humbet prapë

Kryeministri Rama i ka ironizuar akuzat e opozitës se humbësi i këtyre zgjedhjeve lokale është ai duke iu referuar pjesëmarrjes së ulët në votime.



"Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë", shkruan Rama në një postim në Twitter.

"Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij", shton kryeministri.