Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 18:06

Rama i bën thirrje opozitës: Tango vallëzohet dyshe

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë, në një intervistë të dhënë për “Al Jazeera”. Rama është shprehur se e ardhmja duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale në vend.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte nje katastrrof per vetë ata”, deklaroi Rama.