Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 16:04

Foto që bëri xhiron e rrjetit, ç'ndodhi në takimin e Ledrit dhe Rita Orës

Ditën e djeshme reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Ledri Vula dhe Rita Ora u fotografuan së bashku. Dy shqiptarët nga Kosova ndodheshin në Zyrih të Zvicrës për të performuar në festivalin e njohur Alba Festival.

Foto e Ledrit dhe Ritës bëri xhiron e rrjetit dhe theu rekord pëlqimesh në Instagramin e reperit. Por çfarë ndodhi në prapaskenë? 

Menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi e ka fotografuar Ritën duke parë në telefonin e Ledrit e nga shprehja e fytyrës duket se këngëtarja nuk ka diçka të qartë.