Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 16:04

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR: Zgjedhjet janë për njerëzit, jo për politikanët

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover në një konferencë për shtyp ditën e sotme deklaroi se ende nuk është marrë vlerësimi për zgjedhjet e 30 Qershorit dhe raporti përfundimtar do të jepet pas afërsisht dy muajsh.

"Në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t'i përfaqësojnë. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin pa asnjë lloj presioni. Duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet t ëjenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha ligjet. Duhet të ketë edhe një gjyaktë funksionale që të shqyrtojë ankesat e apelimeve të kandidatëve dhe zgjedhësve. Por si funksionoi në praktikë. 

Një sërë partish politike dhe grupe votuesish arritën të dilnin me kandidatë tërheqja e partive opozitare e kufizoi mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Në total për 61 bashki u regjistruan 97 kandidatë kandidatë për kryetar bashkie. Megjithatë në 31 bashkitë në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, nuk pati kundërshtarë.

Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhnin kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar politik. Ne pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha forcat politike. Kjo nuk e ka lejuar votuesin të votojë i lirë dhe i mirë informuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë atë të gjithë duhej të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politikë duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm atyre që i mbështesim.

Ne do të raportojmë raportin tonë për dy muaj. Ky raport do të përmbajë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste. Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politikë dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi", tha Glover.

Burimi: shqiptarja.com