Nga Shqipëria / E Hënë 1 Korrik 2019, 10:10

Përfundon numërimi i votave në Kolonjë, Erion Isai bëhet kryebashkiak

Ditën e djeshme qytetarët me anë të votës së tyre zgjodhën 61 kryebashkiakët që do drejtojnë përgjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit vijon ende ndërsa në disa bashki janë shpallur fituesit, siç është edhe Bashkia e Kolonjës.

Në Bashkinë e Kolonjës ka fituar aktori i njohur Erion Isai. Erioni ka fituar me 4279 vota. Ndërsa Fatjon Feka mori 304 vota.

Pak kohë më parë Isai mbante edhe postin e drejtorit të Teatrit të Kukullave, nga i cili hoqi dorë muajin e kaluar.