Ditën e djeshme në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet lokale ku dhe siç tregoi KQZ në to kishin marr pjesë vetën 21.6%, pra 771 863 qytetarë.

Ndërkohë gjatë gjithë natës ka vijuar numërimi i votave dhe deri tani në 25 bashki numërimi ka përfunduar dhe janë shpallur fituesit.

Mësohet se në Divjakë, Pustec, Memaliaj dhe Fushë-Arrëz, Konispol, Libohovë, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi dhe Tropoja, Selenicë, Has, Kavajë ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe është shpallur fituesi i votimeve lokale, ndërkohë që në në 33 bashki vijon ende numërimi.

Kavajë: Fiton Redjan Krali PS (7426 vota) – Bledar Sinella (BD) 122 vota
Has: Fiton Liman Morina PS (4276 vota)
Divjakë: Fiton Fredi Kokoneshi PS (13513 vota) i vetëm në garë
Selenicë: Fiton Pëllumb Binaj PS (5809 vota)
Prrenjas: Fiton Nuri Belba PS (7054 vota)
Roskovec: Fiton Majlinda Bufi PS (7740 vota)
Vorë: Fiton Agim Kajmaku PS (6208 vota) i vetëm në garë
Fushë-Arrëz: Fiton Fran Tuci PS i vetëm në garë

Kolonjë: Fiton Erion Isai PS (4279 vota)
Libohovë: Fiton Luiza Mandi PS (1275 vota)
Konispol: Fiton Shuaip Beqiri PS (3328 vota)
Belsh: Fiton Arif Tafani PS (6377 vota)
Poliçan: Fiton Adriatik Zotkaj (4681 vota) i vetëm në garë
Himarë: Fiton Jorgo Goro PS (4209 vota)
Malësi e Madhe: Fiton Tonin Marinaj PS (7,772 vota) – Pjerin Spathari (493 vota)

Gramsh: Fiton Klodian Taçe PS – Sabri Ibrahimi (603 vota)
Pukë: Fiton Gjon Gjonaj PS (3730 vota) i vetëm në garë
Ura Vajgurore: Fiton Juliana Mema PS (7,666 vota) e vetme në garë
Tropojë: Fiton Rexhë Byberi PS (3538 vota) – Edison Hasanaj
Mallakastër: Fiton Qerim Ismailaj PS – Robert Brahaj BD
Librazhd: Fiton Kastriot Gurra PS (10089 vota) i vetëm në garë
Skrapar: Fiton Adriatik Mema PS (4505 vota) i vetëm në garë
Lushnje: Fiton Fatos Tushe PS (28086 vota).
Burimi:BW.






