Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 23:11

PDIU: Sot shqiptarët i dhanë 1 milion shuplaka Edi Ramës

Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet vendore, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e ulët të votuesve.

Në deklaratën e publikuar në Facebook, PDIU ironizon qeverinë duke shkruar se "sot shqiptarët i dhanë 1 milion shuplaka Edi Ramës dhe Rilindjes".

"Sot Rilindja dhe Edi Rama vetë kandiduan, vetë votuan, vetë kontrolluan, vetë “fituan”…", shkruhet në deklaratën e PDIU. Lexojeni më poshtë të plotë.