Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 23:11

'PD nuk ka më asnjë pushtet', Jozefina Topalli i kthehet Bashës publikisht

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i është drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Bashës me anë të një statusi në Facebook. "Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet", shkruan Jozefina Topalli, duke kritikuar Bashën.

Topalli i drejtohet Bashës duke i thënë se ai ishte eksperimenti më i pamerituar për demokratet dhe për vendin.

"Nga sot cdo gje ka ndryshuar. PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje. Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.
Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vr.as.ja mëmizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve", shkruan ndër të tjera Topalli.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Topallit.