Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 21:09

Elvana Gjata bën namin në Zyrih, publiku e kthen 3 herë në festival

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të suksesshmet, Elvana Gjata ka kënduar sot në Zyrih në festivalin "Alba Festival". Atje Elvana ka performuar hitet e saj më të reja që po bëjnë namin edhe me shikime në Youtube.

Pas performancës, publiku e ka rikthyer tre herë në skenë Elvanën duke brohoritur e duartrokitur, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

"Edhe njo edhe njo. Do ngelet gjithmone ne zemren time! Edhe gjithe jeten per ju. Jua dua", shkruan Elvana.

Kujtojmë që dje Elvana publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Capital T me titull "Fustani" që brenda 24 orësh u kthye në hit.