Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të suksesshmet, Elvana Gjata ka kënduar sot në Zyrih në festivalin "Alba Festival". Atje Elvana ka performuar hitet e saj më të reja që po bëjnë namin edhe me shikime në Youtube.

Pas performancës, publiku e ka rikthyer tre herë në skenë Elvanën duke brohoritur e duartrokitur, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.
View this post on Instagram
"Edhe njo edhe njo. Do ngelet gjithmone ne zemren time! Edhe gjithe jeten per ju. Jua dua", shkruan Elvana.

Kujtojmë që dje Elvana publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Capital T me titull "Fustani" që brenda 24 orësh u kthye në hit.





