Është rikthyer në vëmendje Xhisiela Maloku, ish e dashura e djalit të deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rrajës, rasti i të cilës bëri bujë në media vitin e kaluar.

Xhisiela ka shkuar sot të votojë dhe e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instastory duke zbuluar edhe kujt ia ka dhënë votën.

"Për Krujën që duam, unë votova njëshin", shkruan Xhisiela duke treguar kështu se ka votuar për kandidatin e PS-së Artur Bushin i cili është kandidatit i vetëm.





