Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 18:06

Thanë se janë ndarë, Ronela Hajati dhe Young Zerka kapen mat

Lidhja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e komentuar. Pak kohë më parë u përfol se dyshja i ka dhënë fund dhe Ronela duket se e konfirmoi me deklaratën e saj. 

E ftuar në emisionin "Trokit" Ronela tha se Zerka nuk është i saji duke bërë menjëherë të përflitej për ndarje.

Por Ronela dhe Zerka ndonëse nuk e pranojnë lidhjen janë kapur mat.

Burime për "Iconstyle.al" kanë treguar se këngëtarja është parë sërish me ish-in në një festë në kryeqytet, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.