Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 18:06

Meta në plazh, Rudina Hajdari e ironizon por bën gafën e madhe

Teksa në të gjithë vendin janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale, presidenti Ilir Meta vendosi që ditën e sotme të pushojë në një vend bregdetar së bashku me zëdhënësin e tij Tedi Blushi. Presidenti publikoi një foto nga plazhi dhe shkruante: "Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të diel historike plot diell dhe muzikë".

Rudina Hajdari e ka riposuar këtë foto të presidentit në llogarinë e saj në Twitter dhe ka bërë një status. Në këtë postim Rudinës i ka shpëtuar një gabim të cilin e ka kapur "newsbomb.al".

Në vend të local election (zgjedhje lokale) ajo ka shkruar Local Location (vendodhje lokale).