Pak më parë u përhap me shpejtësi lajmi se kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhej në plazh me bashkëshorten. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla publikoi një video ku shkruante: "Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu. Sot është dita t’i ndërshkojmë me votë".

Pas këtij postimi, zyra e shtypit të PD ka reaguar duke deklaruar se Basha ndodhet në selinë e tij.

“Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc Neës, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret”, është shprehur zyra e shtypit të PD.





