Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 16:04

Nusja dhe dhëndri lënë dasmën dhe shkojnë të votojnë

Një çift i sapomartuar kanë ndërprerë sot dasmën e tyre për të shkuar në qendrën e votimit e për të hedhur votën e tyre.

Foton e çiftit e ka publikuar në Facebook kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Balla e cilëson foton e çiftit si “Foto të Ditës” dhe shkruan se ata e kanë lënë disa minuta dasmën për të shkuar në qendrën e votimit.

"Foto e ditës: një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit”, shkruan Balla.