Ditën e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata publikoi bashkëpunimin e ri me reperi Capital T. Kënga titullohej "Fustani" dhe u prit shumë mirë nga publiku dhe shumë shpejt kapi shumë klikime në Youtube.

Ndërkohë që kënga po kthehet në hit dhe po shpërndahet në të gjitha rrjetet sociale, Elvana ka zbuluar se është frymëzuar nga një personazh i njohur për të shkruar këngën "Fustani".

Ajo ka shpërndarë një foto të shkëputur nga klipi dhe pranë saj ka shkruar: “E shkrova këtë këngë frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit”.







