Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 13:01

Në të gjithë vendin po zhvillohen votimet, Ilir Meta në plazh

Ndërkohë që në të gjithë vendin janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale, për presidentin Ilir Meta 30 qershori është një ditë normale. Ai ditën e sotme ka vendosur që të pushojë në një vend bregdetar së bashku me zëdhënësin e tij Tedi Blushi.

Ai ka publikuar një foto nga plazhi ku të dy shihen të buzëqeshur teksa pranë saj ka shkruar: “Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të diel historike plot diell dhe muzikë.”

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë, Ilir Meta dekretoi datën e re të zgjedhjeve dhe sipas tij zgjedhjet lokale në vendin tonë do të zhvillohen në 13 Tetor.