Pak më parë, KQZ ka lajmëruar të gjithë shqiptarët që të gjitha qendrat e votimit janë të hapura me përjashtim të 7 qendrave në Postrribë të qarkut Shkodër.

Ndërkohë ka dhënë edhe një shifër se sa përqind e shqiptarëve kanë dal të votojnë. Sipas tyre deri më tani vetëm 12% e njerëzve i janë drejtuar qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.





