Pak ditë më parë, reperi i njohur Stresi u la i lirë dhe prej ditësh ka qenë me bashkëshorten e tij Keisin duke shijuar pushimet.

Mirëpo, siç duket kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka qenë në dijeni të këtij lajmi dhe në një takim me qytetarët i është drejtuar babait të Stresit: “Ik o Sali nxirr çunin nga b.ur.gu’.

Këtë moment, Keisi e ka shpërndarë në Instastory dhe pranë saj ka vendosur disa emoji të qeshurash duke shkruar: “Kryetari i bashkisë qenka shumë pa informacion”, duke ironizuar kështu Veliajn.






