Ndërkohë që në vendin tonë po zhvillohen zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, kryeministri Rama pak më parë përfundoi votimin e tij në Surrel dhe siç duket ka vendosur të shpenzojë pak kohë me të birin Zaho.

Rama ka publikuar një video ku vogëlushi shihet teksa luan me një lepur. Zaho shihet teksa mundohet t'i afrohet lepurit, ndërkohë që në fund i drejtohet të atit: 'O babush shife një gjë'
View this post on Instagram
Siç dihet kryeministri Rama ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zahon dhe përherë publikon foto dhe video nga momentet që kalon me të.







