Nga Shqipëria / E Diel 30 Qershor 2019, 10:10

‘Çunat do t’i rrisim këtu’ Ajola dhe Erioni përfundojnë votimin

Pak më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa i janë drejtuar qendrave të votimit. Pasi ka votuar, Veliaj ka folur për gazetarët ku është shprehur shumë i lumtur dhe ka falenderuar dhe kundërshtarin e tij, Arben Skënderin i cili garon për Bindjen Demokratike.

“Sot teksa vendosim  si do vazhdojë qyteti unë e di që ka parti me inate të vjetra, pazare të pambyllura por këto zgjedhje janë për qytetin tonë ndaj mbipolitizimi nuk bën sens jam i lumtur që shoh se në gjithë qytetin ka radhë për të votuar. Unë dua të falenderoj shumë kandidatin tjetër, Arben Skënderi është një çun Tirane, pavarësisht bindjeve të ndryshme, një gjë na bashkon si mua me Ajolën dhe atë me Denadën është se kemi vendosur që çunat ti rrisim këtu, të hedhim rrënjë këtu, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë.

"Merr vetëm dy minuta kohë, edhe pse ka radhë, votoni votoni votoni, vota mund të ndryshojë realitetin. Ju uroj një ditë të mbarë, ju që do jeni në terren  e paçi sa më të lehtë”, tha Veliaj teksa i bëri apel qytetarëve.

Ndërkohë, edhe Ajola ka publikuar një foto me Erionin në Instagram ku shihen tek qendra e votimit ndërkohë që pranë saj ka shkruar: Ne votuam.