Ditën e sotme në të gjithë vendin po mbahen zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës. Qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar që në orën 7.

Kryeministri, Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjen që ka zgjedhur për të shkuar të votojë. Ai është filmuar teksa ka hyrë në qendrat e votimit i veshur me këmishë dhe xhaketë në pjesën e sipërme dhe i ka kombinuar me pantallona të shkurtra dhe çorape të gjata.

Edi Rama është shoqëruar nga bashkëshortja Linda e cila është veshur sportive me një kapele në kokë.






