Elvana Gjata dhe Capital T kanë publikuar sot surprizë bashkëpunimin e tyre të ri dhe po jua themi që tani se kënga është një super hit. Kënga mban titullin "Fustani" dhe është shumë ritmike kështu që pritet tani e tutje ta dëgjojmë kudo.

Videoklipi është realizuar në perfeksion deri në detajet më të vogla ku siç shihet Elvana është veshur shumë ekstravagante.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Elvana dhe Capital T.

Kënga ka patur një sukses të jashtëzakonshëm duke arritur mijëra shikime në vetëm pak minuta pas publikimit.











