Në shkurt të këtij viti pjesë e Duplexit u bënë edhe dy modelet shumë bukuroshe dhe të komentuara në media për shkak të formave, Rashel Kolaneci dhe Arta Elezaj.

I ftuar sot në "Thumb", aktori i Duplexit, Visjan Ukcenaj u shpreh se pamja e dy vajzave është një aksesor që çdokush dëshiron t’i shohë.

"Në momentin kur dikush bëhet i famshëm se ka të pasme dhe gjoks atëherë është aksesor, është dyqan që ka shumë shikime. Meqë ka shikime prej këtyre aksesorëve (të pasmeve dhe gjoksit), njerëzit e duan, por jo të gjithë mund ta kenë dhe rrinë duke e parë. Humorin e bëjmë ne", u shpreh Visjani.






