Në një intervistë të fundit për "Panorama plus", këngëtari nga Korça shumë i dashur për publikun, Endri Prifti është shprehur se nuk e ka gjetur ende personin me të cilën dëshiron të ndajë jetën. Këngëtari shprehet se dashuria në kohët e sotme është interes dhe kjo gjë e bën më të vështirë.

"Është shumë vështirë të gjesh dikë që të të rrembeje zemrën sot! Në brezin e sotëm më duket se dashuria nuk ekziston, është gjithçka interes a ku di unë, s’mund ta shpjegoj kështu kot. Jo, nuk më ka rrahur zemra akoma", u shpreh Endri.

I pyetur nëse partnerja e tij e ardhshme duhet të marrë aprovim nga djemtë e tij, këngëtari u përgjigj: "Me djemtë flas vërtet si shokë, por nuk mendoj se do të ndërhyjnë asnjëherë në zgjedhjen e babit të tyre që i do kaq shumë! Mbase s’e di".







