Tre vite më parë bëri bujë në media largimi nga "The Voice" i autores së programit Zefina Hasanit. Zefina u largua për shkak se nuk donte të kishte në skenën e "The Voice", reperin Ledri Vula pasi sipas saj është i papranueshëm në një spektakël ku këndohet live.

Tre vite pas largimit të saj, Zefina është rikthyer në Top Channel dhe këtë e ka bërë të ditur Renato Mekolli. Zefina do të ketë rolin e autores së programit "Hell's Kitchen" i cili fillon në tetor.

"Zefina Hasani na pret shumë punë. Suksese në rikthimin tënd në Top Channel dhe në Hell's kitchen", shkruan Renato.





