Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Qershor 2019, 15:03

Pse nuk del për kafe me Tunën? Nora jep përgjigjen epike

Marrëdhënia e Norës me Tunën nuk është më si dikur dhe për këtë shkak dy ish-mikeshat janë komentuar shumë në media. Nora e ftuar në "Xing me Ermalin", pak kohë më parë u shpreh se vazhdon ta respektojë Tunën, por e mohoi të kenë qenë shoqe të ngushta.

Pavarësisht kësaj, sot ato janë kunata, por prej shumë kohësh nuk i kemi parë më bashkë.

Në një intervistë për "Mirage", Nora është pyetur pse nuk del bashkë me Tunën dhe këngëtarja u përgjigj duke qeshur: "Po sepse zihemi cila të paguajë kafen, kështu që më mirë nuk po dalim fare".