Elvana Gjata dhe Capital T janë ribashkuar për të sjellë sërish një super hit pas këngës "Lejla" të publikuar në 2016, një këngë e cila erdhi në bashkëpunim edhe me 2Po2.

"Prive" ka zbuluar se videoklipi është gati dhe do të publikohet sot.

Videoklipi është realizuar në Stamboll të Turqisë dhe Elvana do shfaqet shumë ekstravagante siç shihet edhe në imazhet e publikuara nga stilisti i saj, Valdrin Sahiti.

Elvana ka vendosur ta lërë surprizë për fansat ndërsa Capital T përgatiti pak ndjekësit se diçka e re po vjen së shpejti me anë të një postimi mbrëmë në Instastory.






