Moderatorja bukuroshe, Elita Rudi festoi dje ditëlindjen dhe mori urime të shumta nga të afërmit, miqtë, kolegët e një urim të veçantë nga bashkëshorti Gjiko. Në darkë Elita e festoi ditëlindjen në një klub në Prishtinë ku po performonte Gjiko.

Moderatorja dukej në super formë e veshur me një fustan të zi me xixa teksa festonte me mikeshat.

Në një moment gjatë mbrëmjes, Gjiko e surprizoi Elitën duke i kënduar këngën e ditëlindjen.

Në një postim në Instagram, moderatorja ka treguar se në këtë ditë të rëndësishme ka marrë edhe një dhuratë nga vogëlushi i saj Zëri, një tortë ku shkruhet: "Urime ditëlindja nënë nga Zëri".







