Marina dhe Geti ditën e djeshme njoftuan se pushimet e tyre në Barbados kishin mbaruar. Marina postoi disa foto ku shfaqej në aeroport dhe shkruante "Bye bye Barbados".

Teksa të gjithë mendonim se pushimet e tyre mbaruan, çifti i ka habitur të gjithë duke udhëtuar sërish. Ata i kanë hipur avionit jo për t'u rikthyer në Shqipëri, por për të shkuar në një tjetër parajsë tropikale të Karaibeve.

Marina dhe Geti kanë nisur pushimet e rradhës në ishullin Antigua. Atje çifti është bërë pjesë e një dasme, pamje të cilat i ka postuar Marina.

Moderatorja ka postuar edhe një foto ku tregon trupin ngjyrë çokollatë teksa shijon një kokteil.






