Nga Shqipëria / E Premte 28 Qershor 2019, 21:09

Roberti e nxori bllof për çështjen e Tunës, reagon Nora

E ftuar në "Xing me Ermalin" pak javë më parë, Nora u pyet nëse është dakort që Roberti flet për Tunën nëpër studio televizive dhe ajo u përgjigj se nuk është dakort duke i dalë kundër bashkëshortit.

“Jo nuk jam dakort sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora.

I ftuar pak ditë më parë në "Trokit", Roberti u pyet për këtë deklaratë të Norës dhe këngëtari u përgjigj se Nora e thotë këtë veç në intervistë duke e nxjerrë bllof këngëtaren.

“Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë”, tha Roberti.

Pas kësaj deklarate të bashkëshortit, Nora ka reaguar sot në "Mirage" ku u shpreh: "Njeriu ndonjëherë mundohet t’i shpjegojë me detaje dhe shpeshherë mund të keqkuptohet".

"Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar. Vazhdojmë të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë të lumtur", tha Nora për marrëdhënien e saj me Robertin.