Votimi për anëtarsimin e Kosovës në Eurovision në Asamblenë e Përgjithshme të EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve), i mbajtur në Oslo ka përfunduar.

Ndryshimet e statusit të EBU-së që do ta ndihmonin Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), të bëhet anëtar në këtë organizatë kanë dështuar.

Një shtet duhet të jetë pjesë e ITU (Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit) për tu bërë pjesë e EBU-së.

Para fillimit të votimit, 17 vende, duke përfshirë Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Serbinë bënë thirrje për një votim të fshehtë dhe kjo kërkesë është pranuar. Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.

Kështu që duhet të presim akoma për ta parë Kosovën të bëj debutimin e saj në Eurovision.
Burimi: lajmi.net





