Nga Shqipëria / E Premte 28 Qershor 2019, 17:05

Dikur i publikoi fotot deputetit kosovar, Angelina Shala i futet politikës

Dy vite më parë bëri bujë në media historia e Angelina Shalës me deputetin nga Kosova, Haxhi Shala. Angelina, me profesion këngëtare publikoi foto private me deputetin dhe deklaronte se ata kishin pasur një lidhje.

Së fundmi Angelina është rikthyer sërish, por këtë herë i është futur politikës. 

"Gazeta Express" bën të ditur se jozyrtarisht thuhet se Angelina mund të bëhet pjesë e Partisë Euroatlantike të Kosovës, të themeluar nga deputeti Milaim Zeka me të cilin është shfaqur në fotot e fundit.