Moderatorja bukuroshe, Elita Rudi feston sot ditëlindjen e në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarët, miqtë e kolegët. Pas këtyre urimeve, ka ardhur rradha e Gjikos, bashkëshortit reper të Elitës.

Ky i fundit e thërret Elitën Shote Galica dhe me dy fjalë e ka përmbledhur shumë bukur dhe qartë urimin e tij.

"Urime ditlindja gruja jem, Shote galica jem. Ty tkom sa nje ushtri, s'ka lufteqe se fitojme, TE DU", shkruan Gjiko teksa ka publikuar disa foto të tyre bashkë.

Para Gjikos, Elitën e uroi edhe vjehrra e cila shkruante: "Qofsh e lumtur përjetë nuse".

Në shkurt, Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Zërit i cili e forcoi edhe më shumë marrëdhënien e tyre.





