Me siguri të gjithë e mbani mend Bertan Asllanin, këngëtarin shqiptar i cili ka sjellë hite që edhe sot ende dëgjohen. Prej vitesh Bertani jeton në Turqi ku vazhdon karrierën muzikore dhe madje provoi edhe veten në aktrim vite më parë.

Së fundmi Bertani është bërë pjesë e serialit më të ri turk "Kimse Bilmez" (Askush nuk e di), jo si aktor, por si kompozitor.

Bertani ka krijuar muzikën e këtij seriali që është ndër më të ndjekurit në Turqi këtë verë.
Në role kryesore të këtij seriali janë aktorët, Kerem Cem dhe Ozgu Kaya. Gjithashtu vlen për t'u përmendur se pjesë e kastit të aktorëve është edhe Zehra Yilmaz e cila luante rolin e Melisës tek seriali "Xhenet".

Sa i përket Bertanit pritet që në të ardhmen këngëtari shqiptar të vijë me projekte të reja muzikore.








