Ditën e djeshme, Khloe Kardashian ka festuar ditëlindjen e saj dhe ka organizuar një festë ku të ftuar kanë qenë shumë personazhe dhe sigurisht motrat e saj. Khloe ka publikuar shumë video nga festa, mirëpo pa dashje ka hedhur një video ku motra e saj më e vogël Kylie Jenner pranon se është shtatzënë.

Khloe ka qenë duke treguar ëmbëlsirat e festës teksa në sfond dëgjohet një bisedë e motrave të saj ku në një moment Kylie thotë: “Jam shtatzënë”

Video është bërë virale dhe në mediat e huaja menjëherë është shkruar se miliarderja 21 vjeçare është në pritje të fëmijës së dytë vetëm një vit pas lindjes së vogëlushes Stormi.






