Një vit më parë balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave. Ai dhe partnerja e tij Charlotte kurorëzuan dashurin disavjeçare në Itali.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Kledin i cili feston përvjetorin e parë të martesës. Ai ka surprizuar gruan nëpërmjet një dedikim të ëmbël.

“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”, shkruan Kledi në videon ku shihen gjithë momentet më të bukura të dasmës së tyre.
View this post on Instagram





