Nga Shqipëria / E Enjte 27 Qershor 2019, 23:11

Meta letër Ramës: Ftesës sime iu përgjigje me një të larë në pishinë

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme. Meta shkruan se Rama pritjes së tij për tu takuar i është përgjigjur me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Presidenti shkruan se data 13 tetor për zgjedhjet u vendos sepse është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve. 

Meta shprehet se Doktor Sali Berishën e ka dobësi dhe thotë se Rama nuk e 'urren' aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve.